MENU
klinika

Vetitë kurative

Një rozmarinë në kuzhinë, zgjidhje e problemeve me shëndetin!

28.06.2019 - 18:35

Rozmarina është bimë shumëvjeçare me gjethe të holla, të forta e të përthyera paksa në qendër.

Në pjesën e sipërme një e gjelbër e shndritshme ndërsa në të poshtmen është e bardhë në gri. Lulet ngjyrë blu çelin nga janari deri në maj.

Degët e gjethet nisin të mblidhen që nga janari, përgjatë gjithë verës e deri në maj. Prandaj edhe e shohim rozmarinën shpesh të pranishme në tregun e fshatarëve, në këto kohë. Është stimulues në raste lodhjeje të madhe dhe stresi. Ndihmon në rastet kur tretja është e ngadaltë.

Lehtëson kolesterolin si dhe ndihmon shumë në problemet e mëlçisë.

Parandalon shfaqjen e dhimbjeve menstruale si dhe i lehtëson ato. Përdorimin më të shpejtë të rozmarinës, së paku në Shqipëri, e gjejmë te tavat me patate por në fakt janë të shumta recetat ku mund të përdoret, sidomos te mishi i kuq dhe i bardhë, për t’i aromatizuar. Një degë rozmarine mund ta fusni në një shishe vaji për t’i dhënë aromë e ta përdorni nëpër sallatra të ndryshme.

Më poshtë do të njiheni edhe me disa nga përdorimet e rozmarinës dhe vetitë kurative të kësaj bime.

  • 1. Terapeutike

Vaji esencial i rozmarinë ka aromë shumë ndjellëse, qetësues, tonik, antiseptik, ndihmon tretjen e ushqimit dhe përdoret si deodorant. Gjithashtu rekomandohet dhe për ftohjen, bronkit, gripin dhe kollën

  • 2. Produkte kozmetike

Vaji esencial është shpesh i pranishëm në shampot e kokes apo trupit, sepse jep energji dhe vitalitet për trupin dhe flokët. Rozmarina pastron zbokthin dhe përdoret tek produktet për fytyrën.

  • 3. Rrit përqendrim dhe jep energji

Studimet e kryera në vitin 2003 dhe në vitin 2012 kanë konfirmuar se vaji esencial i rozmarinë lehtëson përqendrimin dhe rrit kujtesën gjatë studimit ose punës.

Gjithashtu ka efekt qetësues për dhimbjet muskulare Në rast lodhje, dobësie, ose stresi, vendosni vetëm dy pika tek kyçet e duarve ose nën hundë. Efekti do të jetë pothuajse i menjëhershëm.

Shmangni përdorimin e rozmarinës gjate shtatzënisë dhe mos përdoret nga pacientët me hipertension.