Promotori i dueleve të boksit Frank Warren, i ka kërkuar boksierit britanik Tyson Fury që të fokusohet të dueli ndaj Tom Schwarz, për të evituar që të përfundojë si Anthony Joshua.
Fury, 27 fitore e 1 barazim në karrierë, do të duelojë në Las Vegas ndaj rivalit, që ashtu si ai është i pamposhtur në ring (24 fitore e asnjë humbje për Schwarz).
“Tyson duhet të ketë kujdes në ring, të mbrohet mirë dhe të tregojë atë që di të bëjë më mirë, të boksojë dhe fitojë. Njerëzit flasin se e ka të lehtë, por fitorja e Andy Ruiz Jr ndaj Joshua tregoi se nuk ka duele të lehta Schawrz ka shansin e jetës ndaj Fury, ndaj do të bëjë maksimumin për ta fituar atë duel. Ruzi do ta frymëzojë gjermanin”, tha Warren.
Gjithsesi, Tyson Fury ka garantuar promotorin e tij se nuk do të zhgënjejë.
“Atë që ka bërë Ruiz Jr ndaj Joshua e kam bërë unë disa vite më parë ndaj Wladimir Klitschko. Ndaj nuk do të zhgënjej dhe nuk do të përfundoj si patrioti im”, u shpreh Tyson Fury.
Dueli mes tyre do të zhvillohet më 15 qershor.