MENU
klinika

Drejt altarit për herë të dytë

Nuk e dimë për ju, por Joe Jonas po rimartohet!

28.06.2019 - 16:23

Joe dhe e dashura e tij Sophie celebruan dashurinë e tyre menjëherë pas përfundimit të ‘Billboard Music Awards’ dhe të pranishëm ishin vetëm pak persona.

Por nuk ka mbaruar asgjë me kaq…

Joe dhe Sophie po shkojnë drejt altarit për herë të dytë.

Ceremonia do të jetë madhështore. Së fundmi ata janë fotografuar në Paris teksa po shijojnë ditët e fundit para martesës.

Aktorja 23-vjeçare dhe këngëtari 29-vjeçar duket se do të zhvillojnë dasmën e tyre këtë të djelë dhe ata kanë zgjedhur një nga vendet më romantike.

Dasma e tyre vjen disa muaj pasi vëllai i Joe, Nick celebroi dashurinë e tij me Priyanka Chopra. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sërish bashkë pas karrierave solo

“Jonas Brothers” nuk ndalen pas ribashkimit