MENU
klinika

Reagon moderatorja

Nuk e dinim! Elita Rudi, depresion pas lindjes?

16.06.2019 - 16:49

Elita Rudi dhe Gjiko janë shumë të pëlqyer nga të gjithë ndejksit e tyre.

Dhe jo më kot ato kanë rezultuar të jenë një prej çifteve më të fortë në showbizz, por edhe më të dashur për publikun.

Së fundmi Elita, ka vendosur të urojë partnerin në Ditën e Babait me fjalët më të ndjera.

Moderatorja e falenderon Gjikon që e ka ndihmuar me djalin Zëri, për rritjen e tij në këta muaj vendimtarë.

Ajo thotë se Gjiko është arsyeja që nuk kaloi në depresion pas lindjes:

“Gëzuar ditën e Babait Mbretit të Kështjellës sonë! Faleminderit që ke qëndruar me ne në shtëpi e me ke ndihmuar të mos kem depresion pas lindjes dhe për femijën në muajt më të rendësishëm të jetës së tij. Do të të jemi mirënjohës dhe tani jemi gati për ta djegur me muzikën tënde.

Unë me Zërin jemi fansat më të mëdhenj të muzikës që është ninulla jonë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zëri ndryshoi jetët tona"

Elita Rudi dhe Gjiko shijojnë prindërimin

"A do bëhesh gruaja ime deri..."

Propozim për herë të dytë për Elita Rudin