MENU
klinika

Detaje

“Nuk e njohim Kosovën”, Kina mbështet hapur Serbinë

19.06.2019 - 13:51

Pas ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiç edhe ministri i punëve të brendshme i Nebojsha Stefanoviç vijon lobimin kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Stefanoviç po qëndron në vizitë në Rusi ku do të marrë pjesë në takimin e 10-të Ndërkombëtar të Zyrtarëve të Lartë për Çështje të Sigurisë.

Ai u takua edhe me përfaqësues të Republikës Popullore të Kinës.

Stefanoviç dhe Sekretari i Komisionit për Çështjet Politike të Partisë Komuniste të Kinës, Guo Shengkun vlerësuan se ky takim është pozitiv veçanërisht në fushën e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Të dy biseduan edhe për çështjen e Kosovës, dhe siç shprehet Stefanoviçq për mediet serbe, Kina e ka konfirmuar mbështetjen për Serbinë dhe mos-njohjen e Kosovës.

Gjithashtu, Kina ka konfirmuar edhe se do të kundërshtoj fuqishëm pranimin e Kosovës në INTERPOL, sipas ministrit serb Stefanoviç.

Përveç kësaj, sot edhe Algjeria ka konfirmuar në Serbi se do të jetë kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër pranimit të Kosovës në INTERPOL.