MENU
klinika

Mourinho injoron Newcastle

“Nuk pranoj skuadra që luajnë për vendin e tetë”

26.06.2019 - 22:30

Newcastle “i dha duart” trajnerit spanjoll Raffael Benitez vetëm pak ditë më parë.

Menjëherë, mediat në Angli filluan të raportojnë se favorit për t’u ulur në stolin e “qymyrxhinjve” ishte portugezi Jose Mourinho.

Ky i fundit është i papunë që prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Manchester United.

“The Special One” vazhdimisht ka thënë se mirëpret një projekt serioz, por sot hodhi plotësisht poshtë hipotezën për t’u ulur në stolin e Newcastles.

“Nuk është në natyrën time, që të ulem në stolin e një skuadre që synon të renditet në 10-shen e parë te tabelës. Kam nevojë patologjike për të fituar dhe mirëpres çdo projekt që synon triumfin në fund të sezonit. Te Newcastle duan që të renditen të 8-ët apo të 9-ët, ndërsa unë dua një klub që kërkon të fitojë”, tha portugezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"The Special One" thyen heshtjen

Befason Mourinho: E ardhmja do të jetë…