Mjeshtri i poezisë dhe fjalës shqipe, Ndre Mjeda lindi në Shkodër nga i ati Jakë Zefi (Kryeziu) dhe ëma Luçije (Dominika) Thaçi, të ardhur nga fshati Mjedë. I ati ishte me origjinë nga Mirdita, ndërsa e ëma nga Malësitë e Pukës. Si i ri me intelekt të zhvilluar, i talentuar dhe studioz, tërhoqi vëmendjen e jezuitëve, të cilët menduan ta bënin prift.
Në edukimin e tij patën ndikim shkrimtari jezuit Anton Xanoni (1863-1915) dhe poeti françeskan Leonardo de Martino (1830-1923). Ai vazhdoi më pas, studimet fetare në Spanjë, Itali e Poloni.
Në vitet 1880, Ndre Mjeda filloi të shkruajë poezi shqip, ndër to edhe vjershën melankolike mjaft të lexuar “Vaji i bylbylit”, botuar më 1887.
Scahiri Elierz (Poeti i nderuar), ku shpreh mallin për vendin e tij. Tema e shqiptarit në mërgim, që e merr malli për atdheun nën zgjedhën turke, ishte më se e zakontë në letërsinë e Rilindjes, sidomos në dhjetëvjeçarin pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit.
Mjeda mërgimtar, ka mall për vendin e tij, për gjuhën e saj të ëmbël e të vyer, por edhe “vajton” gjendjen e mjerë të vendit tonë. Shqipëria,“e arta”, nuk e ka më atë shkëlqimin e dikurshëm. Ai vuan, por ka shpresë, sepse diçka e mirë ka mbetur nga ajo periudhë, ka mbetur gjuha shqipe.
Po përcjrellim disa nga vargjet e famshme, që përcjellin revoltën dhe trishtimin njëherësh, të poetit në mërgim, publikuar në vitin 1928.
GIÛHA SHQYPE
Permbî za qi lshon bylbyli,
Giûha shqipe m’shungullon
Permbi érë qi nep zymyli,
Pá dá zêmren m’a ngushllon.
Nder kómbë tjerë, ndër dhéna tjera,
Kû e shkoj jetën tesh sa mot,
Veç për ty m’rreh zêmra e mjera
E prej mállit derdhi lot.
Njikto giuhë qi jam tui ndie,
Janë të bukra me themel;
Por prep këjo, si diell pa hije,
Për mue t’tanave iu del.
Edhé zogu kerkon lisin
Mbî shpi t’artë ku rri me mbret;
E shtetgtari dishron fisin
Permbî vênd qi s’asht i vet.
O Shqypnî e mjerë Shqypnija,
Plot me burra e trima plot
Ti’j dit’ ishe ; por lumnija
Qi ké pasun nuk â sot.
Nen njat tokë qi ta shklet kâmba
Zân e t’moçmeve veshtò:
Per bij t’tashem, porsi e ama
E t’koritunve, gjimò.
Nâm e zâ, qi kishe, t’treti,
E veç turpi e mârrja t’mbëloj;
Per lumni veç kóre t’mbeti
Qysh se fara e mirë mbaroj.