MENU
klinika

Çfarë po ndodh me Babastars?

Ofenduan njëri-tjetrin publikisht, por tani u pajtuan?

22.06.2019 - 11:24

Të gjithë e mbajmë mend momentin kur në fund të vitit 2018, label-i i famshëm i reperëve BabaStars thuajse u shkri për shkak të përçarjeve të shumta midis anëtarëve.

I pari që foli publikisht kundër grupit ishte menaxheri Albert Krasniqi, i cili më pas u ndoq nga Cozman dhe Agon Amiga.

Vetë Cozman në janar të këtij viti i quajti anëtarët e BabaStars “të shtirur, ndërsa Agon Amiga, të cilin që në fillimet e karrierës e kishim parë gjithmonë përkrah Getoar Selimit, i bëri këtij të fundit një “diss” në këngën “ O Bir”, me vargjet:

“T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot mas 15 vjetve jeni tu ma tesh” 

Megjithatë,  si Cozman ashtu edhe Agon Amiga duket se janë rikthyer sërish në gjirin e kompanisë të themeluar nga Getoar Selimi.

Këngët e publikuara së fundmi të dy reperëve, “You Know Me” nga Cozman dhe “Bobi” nga Agon Amiga, mbajnë të dyja logon e BabaStars, çka do të thotë se me shumë gjasa, marrëdhëniet kanë ndryshuar.

Këtë e dëshmon dhe një foto e postuar në rrjetet sociale nga Cozman, i cili shihet përkrah DJ-it të BabaStars, Marshall Jungle. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN