MENU
klinika

Ja e vërteta

Pa prisni pak! Kylie Jenner shtatzënë për herë të dytë?!

28.06.2019 - 15:31

Ende nuk është konfirmuar asgjë, por nuk është çudi që ajo të presë një fëmijë të dytë, pasi në urimin e ditëlindjes që bëri për partnerin e saj ajo i kërkoi atij të bëjnë një fëmijë tjetër.

Prej kohësh është në një histori dashurie me Travis Scott, me të cilin ka edhe një vajzë 17-muajshe të quajtur Stormi.

Në 35 vjetorin e ditëlindjes së Khloe Kardashian nisi gjithçka.

Khloe është kujdesur që të ndajë me fansat e saj momentet më të bukura të ditëlindjes, mirëpo vëmendjen maksimale duket se tani po e merr Kylie Jenner.

Teksa Khloe u bën video ëmbëlsirave në sfond dëgjohet një zë që mendohet se është i Kylie Jenner ku pranon plot entuziazëm se është është në pritjen e ëmbël.

“Jam shtatzënë”,-dëgjohet të thotë Kylie.

Kaq ka mjaftuar dhe në mediat rozë lajmi ka marrë dhenë. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kylie " E kam vështirë të besoj sërish"

Çfarë po ndodh me çiftin Kylie Jenner-Travis Scott?

Kylie fajëson Tristan për atë që ndodhi

Khloe Kardashian, ende mendon për Tristan?