MENU
klinika

Takimi elektoral në Tepelenë

“Pa vizion dhe program”/ Rama: Opozita, një turp kombëtar

23.06.2019 - 22:24

Kryeministri Edi Rama nga Tepelena ku po zhvillon fushatën elektorale deklaroi se përpjekjet e opozitës janë një turp kombëtar.

Rama u shpreh se opozita sot bën një politikë të degraduar, pa vizion dhe pa program. Sipas kreut të qeverisë, më 30 qershor duhet të votojnë të gjithë ata që e ndjejnë veten shqiptar.

“Ata bëjnë politikë të vjetër, të degraduar, që nuk ka vizion, program dhe as lidership. Opozita ka vetëm baltë, vrer dhe urrejtje e rrënim për shqiptarët. Ata duhet të jenë shqiptarë më datë 30 qershor.

Ata janë duke bërë një turp të madh antikombëtar. Opozita bën djegie, lëshon klithma dhe kanë për qëllim që të pengojnë hapjen e negociatave me BE. Ata i tremben hapjes së negociatave, nuk e duan integrimin. Dy kapitujt e parë e që BE do na kërkojë është të lajmë hesapet me drejtësinë.

kolana e librave

Çfarë nuk bëjnë, bëjnë rrëmujë. Ata vetëm shpifin dhe shajnë Shqipërinë në faqe të botës. Ata po i bëjnë Shqipërisë një të zezë që armiqtë e kombit e kanë bërë. Në Beograd është shpikur që shqiptarët janë njerëz me bisht. Këta e promovojnë këtë ide të tmerrshme.

Kjo është fushatë për dinjitetin tonë kombëtar. Kjo është një fushatë për vijimin e shtet-ndërtimit. Ata duan të marrin peng zgjedhjet. Shqipëria duhet t’u thotë mjaft fantazmave të së shkuarës. I kemi mundur përherë, s’jemi në garë. Kurrë nuk do iu tradhtoj”, tha Rama.

Edi Rama ka mbështetur për një tjetër mandat Tërmet Peçin, që siç tha ka punuar dhe do të punojë me përkushtim për Tepelenën.

“Tepelena ka Tërmetin, që është produkt i zemrës së madhe të këtij qyteti. Tërmeti na ka dhënë mundësinë që çdo qindarkë që kemi lëshuar këtu, e ka kthyer në shërbim qytetar.

Kemi bërë dhe do të bëjmë edhe më shumë për Tepelenën. Qeveria i kishte kthyer shpinën Tepelenës. Sot është një bashki e re e Rilindur, ku puna flet më shumë se 1000 fjalë”, u shpreh Rama.