MENU
klinika

Foto

Panaire e ceremoni, çelet sezoni turistik në Pogradec

15.06.2019 - 10:25

Qyteti i Pogradecit ka çelur sezonin turistik veror përmes një ceremonie e cila është shoqëruar me panaire të punimeve artizanale, gatime të ndryshme por edhe aktivitete të tjera.

Pogradeci këtë sezon e ka nisur me banorët e qytetit por edhe të ardhurit që zgjedhin freskinë e liqenit në stinën e nxehtë.

Eduart Kapri, kryetar i Bashkisë Pogradec në ditën e çeljes së sezonit ka ftuar turistë vendas dhe të huaj për të shijuar panoramën dhe mikpritjen Pogradecare.

Panairi i organizuar në këto ditë festive ka sjellë disa nga elementët e kulinarisë dhe artizanatit të Pogradecit por edhe të rrethinave të ndryshme.

Mes një ceremonie festive që ka qenë e larmishme për gjithë pjesëmarësit nuk kanë munguar as festimet e shumta që do të vazhdojnë deri vonë.

Vendet më të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj në Pogradec, mbeten padyshim Driloni, Tushemisht si dhe Lini por edhe vetë qyteti i Pogradecit.

Vende që ofrojnë vlera të trashëgimnisë kulturore si dhe një kulinari tradicionale.

Bashkia e Pogradecit ka një kapacitet akomodues deri në 3000 vende, duke përfshirë këtu edhe bujtinat në fshatrat turistikë.