MENU
klinika

Shorti i Champions League,

Partizani përballet me kampionet boshnjake

26.06.2019 - 15:48

Në Luksemburg është hedhur shorti i Champions League në volejboll. Skuadra e Partizanit për femra, kampione e Shqipërisë sezonin e kaluar, do të luajë në raundin e dytë eliminator të Champions League ndaj boshnjakeve të ZOK Bimal-Jedinstvo BRCKO, kampion në këtë vend.

Boshnjaket janë një skuadër që luajnë prej 10 vitesh në arenën ndërkombëtare, ndërsa për të kuqet ky është debutim në kupat e Europës. Madje kryeqytetaset luajnë për herë të parë në Champions.

kolana e librave

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, më datat 8 dhe 15 tetor 2019 (takimi i parë luhet në Tiranë). Fituesja e kësaj sfide do të përballet në raundin e tretë eliminator me fituesen që do të dalë nga dueli mes Luka Bar (Mali i Zi) dhe Vasas Obuda Budapest (Hungari).

Në arenën ndërkombëtare do të luajnë sezonin e ardhshëm edhe dy skuadra për meshkuj: Partizani (kampion) dhe Erzeni (fitues i Kupës së Shqipërisë). Këto dy ekipe do të luajnë fillimisht në Kupën Ballkanike (BVA Cup). Përmes këtij eventi, ku marrin pjesë 5 ekipe nga rajoni, skuadra fituese do të avancojë më tej në Challenge Cup.