MENU
klinika

Foto

Pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohet i dashuri i Dajanës

21.06.2019 - 16:25

Moderatorja shumë e mirënjohur nga pubiku, Dajana Shabani pohoi se e kishte hedhur pas krahëve divorcin me bashkëshortin, me të cilin ka edhe një vajzë.

Dukshëm, Dajana Shabani ka nisur një romancë të re.

Ajo u shpreh publikisht se tashmë po përjeton një histori të re dashurie, por duke mos dhënë më shumë detaje.

Mirëpo, i dashuri i saj duket se nuk preferon ta mbajë të fshehtë këtë lidhje. Së fundmi ai ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto së bashku me Dajanën. Çifti shihen të ulur në një tavolinë dhe të kapur për dore.

“Princeshë Dajana”-ka shkruar ai krahas fotos së postuar. Kamer Maloku është boksier dhe kjo kuptohet qartë edhe nga fiziku i tij. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN