MENU
klinika

"Tubime nga..."

PD Korçë letër KQZ, i jep ultimatum: Lironi urgjent KZAZ!

26.06.2019 - 12:14

Partia Demokratike në Korçë i është drejtuar me një letër Komsionit Zgjedhor të Zgjedhjeve.

Në këtë letër i kërkohet KQZ që të ndëpresë menjëherë procesin e votimeve në Bashkinë Korçë dhe Pustec.

Krim i rëndë vazhdimi i përpjekjeve për të zhvilluar votime në territorin e bashkive Korçë dhe Pustec”, thuhet në letër.

Më tej, në letrën drejtuar KQZ, PD e Korçës njofton se nga data 27 qershor deri më 2 korrik do të organizohen tubime të ligjshme në të dyja bashkitë.

kolana e librave

Sipas opozitarëve, tubimet do të jenë të pandërprera dhe me afat kohor të pacaktuar, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

Dega e PD në Korçë kërkon lirimin e menjëhershëm të KZAZ, VNV dhe QV, si dhe kthimin e tyre në funksion të publikut.

Çdo person që do të tentojë vijimin e procesit të votimit, kryen krim dhe qytetarëve iu lind e drejta që të parandalojnë me çdo mjet demokratik kryerjen e një krimi”, thuhet më tej në letrën e PD.