MENU
klinika

"Zbatoni dekretin"

PD në Shijak letër KZAZ dhe kreut të bashkisë, ja çfarë kërkon

21.06.2019 - 12:27

Rezart Tusha, kreu i degës së PD në Shijak i është drejtuar me një letër KZAZ dhe kreut të bashkisë.

Në këtë letër, Tusha i kërkon anulimin e procesit zgjedhor në zbatim të dekretit të presidentit Meta.

Në letrën zyrtare, Tusha shkruan se të gjitha organet e zgjedhjeve të qeverisjes vendore, kanë detyrimin të zbatojnë dekretin e Presidentit.

I nderuar Kryetar dhe anëtar i KZAZ, i nderuar Kryetar i Bashkisë Shijak, unë Rezart Tusha, në cilësinë e Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike Shijak dhe në emër të demokratëve të qytetit të Shijakut, kërkoj nga ana juaj amullimin e procesit zgjedhor për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore.

Të gjitha organet e ngarkuara për organizimin e zgjedhjeve të qeverisjes vendore, kanë detyrim kushtetues të zbatojnë dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë sa i përket datës së zhvillimit të zgjedhjeve, thuhet mes të tjerash në letër.