MENU
klinika

Ç'pritet të diskutojnë?

Pendarovski dhe Zaev takime me zyrtarë të BE

12.06.2019 - 10:32

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski udhëtoi drejt Brukselit ku zhvilloi disa takime me zyrtarë të lartë të BE.

Pendarovski mendohet të zhvillojë takime të ndara me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogherini, kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk si dhe zyrtarë të tjerë.

Në një intervistë për Deutsche Welle para nisjes drejt Brukselit, Pandarovski është shprehur se Maqedonia e Veriut ka përmbushur detyrimet e saj dhe se tani është radha e Brukselit.

Edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po zhvillon gjithashtu vizita zyrtare.

Mësohet se Zaev do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Zaev theksoi se pret përgjigje pozitive nga kancelarja gjermane lidhur me marrjen e dates për fillimin e bisedimeve.

Në fund të këtij muaji në Bruksel do të zhvillohet Samiti i Këshillit Evropian ku do të vendoset edhe mbi këtë çështje dhe që është pika e dytë e rendit të ditës të punës së ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.

Kryeministri Zaev ka paralajmëruar se nëse nuk do të ketë lajme të mira dhe gjatë kësaj vere, ai do të shpallë zgjedhje të parakohshme.