MENU
klinika

Publikon foton

Pendohet Januzaj? Mesazhe dashurie Atdheut!

29.06.2019 - 19:07

Një ndër lojtarët që është kërkuar më shumë nga kombëtarja kuqezi është Adnan Januzaj.

Të gjithë tifozët shqiptarë u munduan ta bindin ish-lojtarin e Manchester United të vishte fanellën kuqezi.

Sulmuesi na refuzoi dhe pranoi ftesën e Belgjikës. Ai mori një rol zëvendësuesi dhe të parëndësishmi në një ekip me yje që herë ftohej dhe herë jo.

Lojtari i Real Sociedad-it mund të jetë penduar që ka zgjedhur Belgjikë, ndërsa ka postuar dy foto interesante nga varrezat e Jasharëve.

Ai ka pozuar pranë mbishkrimit “Jeni gjaku që ndjejmë në vena, jeni fryma që ne gëzojmë”.