MENU
klinika

Detaje

Përfundon takimi me Metën, Basha niset urgjent drejt…

27.06.2019 - 09:45

Takimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kreun e shtetit, Ilir Meta ka përfunduar pas 25 minutash.

Ende nuk dihet se çfarë është diskutuar në këtë takim.

Kryedemokrati Basha menjëherë pas përfundimit të takimit është larguar në drejtim të selisë blu.

Një ditë më parë presidenca iu drejtua me një letër edhe kryeministrit Edi Rama, por ky i fundit e refuzoi me arsyetimin se nuk ka kohë dhe është i zënë me fushatën elektorale të 30 qershorit.

Presidenti Meta e ka bërë të qartë se është i gatshëm të presë shefin e qeverisë në zyrën e tij sot deri në orën 13:00.