MENU
klinika

Detajet

Përgjaken rrugët e Tiranës, vdesin 2 këmbësorë

14.06.2019 - 12:59

Dy aksidente me pasojë vdekjen kanë ndodhur në Tiranë mbrëmjen e djeshme.

Vetëm mbrëmë në Tiranë kanë humbur jetën 2 persona për shkak të aksidentit.

Në rrugën “Don Bosko” makina ka përplasur një 69-vjeçar të identifikuar si S.Shehu, i cili ka ndërruar jetë, pasi ka shkuar në spital.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit, E.Qirici.

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet në vendin e njohur si “Medreseja”.

Makina ka përplasur për vdekje një këmbësor të paidentifikuar, rreth 60 vjeç. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit G. Beqiraj.