Përgjimet e publikuara nga gjermania “Bild”, nuk kanë kaluar pa koment as nga zv.kryeministri Braçe.
Jashtë ambienteve të Kuvendit, i pyetur nga gazetarët Braçe tha se në asnjë prej përgjimeve të publikuara, nuk flitet për ofrim të parave për të këmbyer votën.
“Shefi i policisë në Dibër ka ruajtur rendin nga një bandë që ka dhunuar përfaqësues të PS në disa prej qendrave, ne Maqellarë, me pistoletë në dorë, nuk i është bindur urdhrave të policisë së shtetit në Dibër, ka goditur edhe makinën e policisë së shtetit.
Unë nuk jam brenda këtyre praktikave të zbardhjes, duhet të jetë prokuroria që duhet të vërtetojë autenticitetin, në ato që janë zbardhur”.
Një socialist i vjetër kur dëgjoni këtë gjë?
Braçe: Duhet provohet autenticiteti i saj nga prokuroria jonë, Pjerin Ndreu nuk thotë që cilido mësues, apo mësuesit në Dibër nëse nuk votojnë për PS do të fluturojnë nga puna, por ka filluar me dikë për një drejtues të PS që bën edhe drejtorin e shkollës, që nuk janë të ndaluar të merren me politikë dhe një përfaqësues i PS i kërkon një socialisti të votojë për artin e tij.
E ka kërcënuar me heqje nga puna?
Braçe: E para po flasim për rast konkret dhe sipas rastit konkret, Ndreu ka identifikuar të dy personat edhe atë me të cilin ka folur dhe atë që ka përdorur atë shprehje, dhe ai nuk është i PD por i angahzuar në PS sipas ligjit. E para të ndajmë që nuk bëhet fjalë për mësuesit e Dibrës, por për njerëz që janë në PS.
Si ndiheni kur dëgjoni për përgjimet për blerje votash?
Braçe: Në cilin përgjim është folur, meqë nuk i citoni dot dhe unë iu kam lexuar një për një në asnjë prej përgjimeve të publikuara qoftë për Durrësin, qoftë për dje në gojën e Dakos apo cilitdo përfaqësues tjetër të PS në atë episod, edhe të djeshëm, përfshirë Gjiknurin, nuk është gjetur nga këto përgjime që të ketë komunikuar për çështje parash, për secilin, edhe këta të dy, prokuroria duhet të bëjë veprimet e saj, të hetojë, nga i pari tek i fundit, të provojë që paratë janë paguar dhe kanë blerë vota që kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve dhe secili të mbajë përgjegjësi. Nëse identifikohen raste të tilla, krimi është individual, kështu thotë kodi penal
Prokurori duhet të mbajë përgjegjësi pse nuk ka vepruar në kushtet e flagrancës, kjo përgjegjësi duhet të bëjë të mundur që gjithkush të ndëshkohet sipas ligjit.
Nuk ka asnjë amendim, më 30 qershor do të votohet dhe do të votohet qetë, ata që do të pamundësojnë një gjë të tillë do të përballen me ligjin.