MENU
klinika

Fjala në Kuvend

Përgjimet e “Bild”/ Rama: Brenda 4 javësh do i kërkoj gjykatave gjermane…

20.06.2019 - 13:31

Në lidhje me përgjimet e “Bild”, të cilat i cilësoi si skenarë të Partisë Demokratike, kryeministri Rama deklaroi se brenda 4 javëve do t’i kërkojë gjykatave gjermane të zbardhin tërësisht të vërtetën.

Kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit tha se sipas tij qëllimi i opozitës është mbyllja e derës së negciatave për Shqipërinë.

“Marrja peng e Procesit zgjedhor, është një orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave. I gjithë plani, me përgjime të pahetuara, por të mbyllura në kasafortë, më pas të dërguara te partia, para se ata të dalin në Gjermani, gjetja e vendit pikërisht në Gjermani, kalendari i daljes së përgjimeve i përputhur me kalendarin e protestave, flasin vetë për këdo që dëshiron të shikojë dhe të mendojë.

Është një revolucion imagjinar, me punonjës bashkiak, të rinj rrugë humbur që maskohen, por që funksionin në raport me qëllimin sepse prodhon të gjitha pamjet e shëmtuara, që është në mospërputhje me imazhin e vendit për hapjen e negociatave dhe që nga ana tjetër synon të mbjelle frikën tek njerëzit brenda, se çafër do të ndodhë.

Përgjimet dalin pikërisht për koka me një zbrazëti të konsiderueshme janë ekzaktësisht për këtë punë dhe unë ithëm të gjithë shqiptarëve, bëni një film me mendjen tuaj sikur gjithçka flisni në telefon ta shikoni në televizor, cdo bisedë edhe ajo më e zakonshmja tingëllon ndryshe kur del nga konteksti

Ato përgjime po e kryejnë funksionin e tyre për objektivin që janë bërë në një betejë zgjedhore ku ka qenë e instaluar e gjithë PD me në krye Bashën, deputetet dhe grupe që ushtronin presion dhe dhunë dhe çuditësisht është vendosur antena mbi shatin e PS dhe jo mbi palën tjetër.

Por ç’rëndësi ka kjo, u bënë si këto, si ato, pse nuk u hetua, pse nuk u veprua, pse nuk doli një urdhër për kapje në flagrancë dhe pse shkuan te PD-ja dhe pse dolën në Gjermani dhe dolën tani dhe si shpjegohet që lajmet e Gjermanisë i pararend qimi.net i Shqipërisë.

Brenda 4 javësh unë do i kërkojë gjykatave gjermane që të zbardhin tërësisht të vërtetën, lidhur me gjithca është thënë në adresën time, ndërkohë që atë bisedë unë e kam bërë dhe do ta përsosja përsëri dhe biseda të atilla kam bërë me mijëra me gjithë shtabet në vend.”, tha Rama.