MENU
klinika

Koha e daljes, gjetja e vendit…

Përgjimet e “Bild”/ Rama: Skenar i PD, qëllimi i opozitës është…

20.06.2019 - 13:07

“Skenarë të Partisë Demokratike”, kështu i ka cilësuar përgjimet e publikuara dje kryeministri Edi Rama.

Ai u shpreh se qëllimi i opozitës është mbyllja e derës së negociatave për Shqipërinë.

“Marrja peng e Procesit zgjedhor, është një orvatje për t’i mbyllur Shqipërisë derën e negociatave.

I gjithë plani, me përgjime të pahetuara, por të mbyllura në kasafortë, më pas të dërguara te partia, para se ata të dalin në Gjermani, gjetja e vendit pikërisht në Gjermani, kalendari i daljes së përgjimeve i përputhur me kalendarin e protestave, flasin vetë për këdo që dëshiron të shikojë dhe të mendojë.

Është një revolucion imagjinar, me punonjës bashkiak, të rinj rrugë humbur që maskohen, por që funksionin në raport me qëllimin sepse prodhon të gjitha pamjet e shëmtuara, që është në mospërputhje me imazhin e vendit për hapjen e negociatave dhe që nga ana tjetër synon të mbjelle frikën tek njerëzit brenda, se çafër do të ndodhë”, tha Rama.