MENU
klinika

Thirrje Prokurorisë

Përgjimet në ‘BILD’/ PS: Ka krim elektoral? S’dëgjuam asnjë…

05.06.2019 - 14:35

Pas publikimit të 6 audio-përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane BILD, pjesë e dosjes 339 ka ardhur reagimi i parë nga maxhoranca.

Zëri i parë që ka ardhur me një reagim, ka qenë ai i kreut të Komisionit të Ligjeve, deputeti socialist Ulsi Manja.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Manja i bëri thirrje Prokurorisë që nëse dikush ka shkelur ligjin atëherë duhet të vihet para përgjegjësisë.

Është në detyrën e prokurorisë që të hetojnë personat e përfshirë në vepra penale por edhe në radhët e veta.

Jam i shqetësuar për degradimin dhe përdorimin politik të një dosje shumë të rëndësishme dhe sensitive, 339, po na kthen në kohën e diktaturës, kohën e gjykimeve publike.

Nuk e di a ka mbetur më dosje pa bërë publike, por megjithatë, në asnjë nga materialet, unë në fakt nuk kam dëgjuar të flitet as për vota as për lekë, dhe pse janë biseda mes personave që janë në akuzë për vepra të rëndë, nëse ka krim elektoral brenda, prokuroria një orë e më parë do duhet ta coj hetimin deri në fund, dhe të vejë para përgjegjësisë këdo që ka shkelë ligjin dhe të mos e mbarsë opinionin publik me të vërteta dhe të pavërteta, që çojnë ujë në destabilizimin e vendit.

U bënë orë që i serviren opinionit publik në media apo portale të ndryshme që në fakt janë anonime, fke neës, që kërkojnë ta spostojnë vëmendjen nga problemet reale që ka sot vendi.

Sot vendi ka bërë përparime të dukshme, doli raporti i KE, dhe në qershor ne presim një qëndrim.

Dhe këto çështje si sot, dalja në publik e përgjimeve, që janë në vazhdën e disa materialeve të tjera që kanë dalë nga dosja 339, ndaj është në dorën e prokurorisë që t’i japë zgjidhje ligjore.

T’i heqin dora PD dhe LSI, që të mos merret me thashetheme, as me filxhanin, por opinionit publik ti serviren te vërteta sic janë, dhe këto të vërteta do ia japë drejtësia, u shpreh Manja.

Për një dosje që është ende në hetim e ka bërë kauzë politike të betejës së saj, ndërkohë që duhet të ishte opozitë e alternativës, nuk mendoj se shqiptarët presin se çfarë tha Nicja në telefonat e përgjuara me subjektet e tjera që janë në hetim, se si një i dënuar për trafik droge godet një militant tjetër atje në protestë, por pret një opozitë të përgjegjshme, institucionale.

Se ajo në një sistem demokratik është paradhomë sistemi, por duket se kësaj i bëjnë përshtypje pjesë përgjimesh, se ka hall, se kanë dalë në rrugë, kanë dalë përgjime me 200 mijë euro të kërkuara copë nga hetimet e pazbardhura që prokuroria duhet t’i zbardhë dhe SPAK ti ketë objekt nesër të punës së vet, apo edhe të tjera 1 milionë dollarë lobime nga opozita dhe kreu i PD, por kjo është normalitet për të.

Ndaj është ora që prokuroria të flasë me gjuhën e të vërtetave, kushdo që është përfshirë të marrë ndëshkimin sipas ligjit dhe koha kur mund të bëhet politike me gjysmë të vërteta duhet të marrë fund.

ulsi-manja-konica.al

Është njëlloj si të them unë, a ka ndërhyrë lideri i opozitës në 2017 për tu liruar një x kriminele, apo bandit nga burgu për trafikimin lëndësh narkotike? Si do të ishte? Në terrenin e filxhanit dhe thashethemeve, ndërkohë që institucionet të bëjnë detyrën.

Emrat që përmenden në përgjime janë çështje e drejtësisë, jam i shqetësuar që bërja publike e tyre e ka dëmtuar hetimin, se nuk e di ca ka mbetur pa iu servirur publikut nga PD nga ajo dosje

Unë jam anëtar i kryesisë, jam ulur me Dakon dhe do të ulem me të për sa kohë drejtësia nuk ka vendim penal të formës së prerë që e dënon për të qenë pjesë e jetës publike dhe politike.

A do të ishte e drejtë të provohej dikush nga e drejta kushtetuese për tu zgjedhur dhe për të zgjedhur pa një vendim të autoriteteve gjyqësore”, deklaroi ai.

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!