77 vjetori i Luftës Nacional Çlirimtare është përkujtuar në fshatin Kuç të Vlorës.
Në ceremoninë për 92 dëshmorët kanë marrë pjesë dy kryebashkiakët e Vlorës dhe Himarë, Dritan Leli dhe Gjergji Goro, të shoqëruar nga deputeti Qarkut Edmond Leka.
Ata janë ndalur për homazhet e rastit në varrezat e dëshmorëve të fshatit të konsideruar si zemra e labërisë.
Gjergji Goro: Kujtojmë atë ditë të shënuar ku bijtë dhe vajzat e Kurveleshit dhanë jetën për të çliruar këtë vend.
Dritan Leli: Varrezat e Kuçit janë simbol i qëndresës që kanë bërë këta njerëz duke vendosur më të shtrenjtën gjë që kishin në themelet e Shqipërisë moderne.
Edmond Leka: Nderimi që bëhet nga të dy kryetarët e bashkive Dritani me origjinë nga Kuçi dhe kryetari i Bashkisë së Himarës që përfshin edhe Kuçin.
25 Qershori, dita e Çlirimit të Kurveleshit përkujtohet në trevën e Labërisë, për rezistencën dhe kryengritjen e gjithë banorëve të kësaj treve malore.