MENU
klinika

Njoftimi i policisë

Përplasja për KZAZ në Berat, nën hetim drejtorë e shefa policie

20.06.2019 - 10:59

Pas përplasjeve të ndodhura dje në Berat janë proceduar penalisht sot 40 persona.

Mësohet se mes tyre janë zyrtarë të bashkisë së Beratit dhe Skraparit, drejtori i Ndërmarrjes së shërbimit publik dhe shefi i policisë bashkiake.

Njoftimi i plotë i policisë:

Berat

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje më datë 19.06.2019, ku disa shtetas kanë tentuar të futen forcërisht në ambientet e KZAZ nr. 64 tek Pallati i Kulturës Berat dhe në ambientet e KZAZ nr. 66 tek Pallati Kulturës Skrapar, Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit Berat dhe Skrapar, pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga Policia, kanë referuar në gjendje të lirë 40 shtetas:

kolana e librave

Konkretisht:

E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë (Sekretar Organizativ i PD)
B. B., 35 vjeç, banues në Berat (N/kryetar i Bashkisë Berat)
H. S., 50 vjeçe, banuese në Berat (N/kryetare e Bashkisë Berat)
M. K., 32 vjeç, banues në Skrapar (Drejtor i Ndërmarrjes së shërbimit publik)
K. Gj., 64 vjeç, (Shefi i Policisë Bashkiake Berat),
G. P., M. M., A. R., D. B., F. C., M. K., E. D., punonjës të Policisë Bashkiake Berat.
A. Z., A. G., J. M., A. Ç., A. I., punonjës të Policisë Bashkiake Skrapar.
Si dhe G. A., M. H., B. H., F. K., SH. M., K. E., E. Ç., M. V., R. Ç., S. Z., R. H., P. GJ., E. T., A. C., A. H., A. G., E. A., R. B., I. H., E. H., N. G., I. B., K. M., punonjës pranë këtyre Bashkive dhe mbështetës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”