23.06.2019 - 19:28
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës ka kërkuar të lihen në burg gjashtë prej personave të proceduar për trazirat në KZAZ-të e këtij qyteti.
Nga Akuza është kërkuar “arrest me burg” për gjashtë të proceduarit, Korab Domi, Afrim Petku, Jonuz Hoxha, Hazir Halilaj, Shkelqim Elezaj dhe dhe Drejtorin e Policisë Bashkiake, Flamur Sadria, i cili është në kërkim, ndërsa vijon të mbahet i arrestuar Lulzim Shehu.
Ndërkohë, për katër persona është kërkuar “arrest shtëpie” dhe për katër të tjerë “detyrim paraqitje”.
Arrestimet nga Prokuroria janë vlerësuar të gjitha të ligjshme, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës për “fatin” e qytetarëve.