MENU
klinika

Dekreti për 30 Qershorin

Përplasjet në KZAZ/ Meta: Institucionet të zbatojnë ligjin!

18.06.2019 - 15:26

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur përmes zëdhënësit Tedi Blushi, deklaratës së bërë sot nga KQZ, e cila e konsideroi inekzistent dekretin e Kreut të Shtetit për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë.

Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.” thuhet në deklaratë.

Zbatimi i dekretit të Presidentit është shoqëruar me përplasje në disa KZAZ të vendit, ku bashkitë kanë dorëzuar urdhrin për lirim të ambjenteve me qëllim respektimin e dekretit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit.