MENU
klinika

Deklarata

Përplasjet në Shkodër/ Ademi: Policia i shërben qëllimit…

18.06.2019 - 11:37

Edhe gjatë ditës së sotme ka pasur tensione në Shkodër.

Pas incidenteve ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodër, Voltana Ademi.

Në një komunikatë që pati para mediave, u shpreh se Policia e Shtetit është prej shumë kohësh jashtë shinave të ligjit, duke i shërbyer qëllimit kriminal të Edi Ramës për të uzurpuar me forcë atë që nuk fiton dot me votë.

“Bashkia e Shkodrës bën pjesë në këtë plan gjakftohtë kriminal të Edi Ramës, por që ka për t’i dështuar.

Në përputhje të plotë me ligjin, në zbatim të dekretit në fuqi të Presidentit të Republikës, i botuar edhe në Fletoren Zyrtare, i detyrueshëm për zbatim nga çdo institucion shtetëror dhe i zgjedhur, Bashkia e Shkodrës ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lirimin e mjediseve që janë pronë e Bashkisë Shkodër.

Bashkia e Shkodrës ka kërkuar zyrtarisht bashkëpunimin e Policisë së Shkodrës për të zbatuar dekretin e Presidentit, i cili ka shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore”, u shpreh ajo.

Deri tani që flasim nuk ka asnjë pergjigje zyrtare me shkrim, siç normalisht duhet të funksionojë komunikimi në mes institucioneve të shtetit.

Përgjigja e vetme e policisë, siç po e shohin përditë përmes mediave shkodranët e shqiptarët, nuk është ajo e një institucioni në shërbim të interesit publik, por e një bande, që synon nxitjen e konfliktit dhe përdorimin e dhunës.

Si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës kam detyrimin ligjor të bëj gjithçka për kontrollin e territorit të Bashksië, duke mos lejuar asnjë puç institucional të bandave të Edi Ramës, që drejtojnë Policinë, Prefekturën dhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Çdo akt që persona me uniformën e policit kryejnë kundër punonjësve të Policisë Bashkiake në detyrë funksionale e ligjore, e cila ka përgjegjësinë ligjore të administrojë pronën e Bashkisë së Shkodrës- në këtë rast Pallati i Sportit, i cili është tentuar të uzurpohet edhe mëngjesin e sotëm nga militantët e Ramës, do të marrë përgjigjen e merituar.

Të mbështetur nga Policia e Shtetit, persona të paidentifikuar, kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit por nuk ia kanë dalë pas ndëryrjes së Policisë Bashkiake.

Për këtë cënim të rëndë të autonomisë vendore nga qeveria e Edi Ramës kam vënë në dijeni insitutucionet dhe organiznat ndërkombëtare, për të cilët qeverisja vendore e qyteteve, është e shenjtë.

Edi Rama mund t’ia ketë dalë me çfarëdo makinacionesh të asgjesojë dhe të minojë institucionet që kontrollojnë pushtetin e tij, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë, por nuk do t’ia dalë të nënshtrojë Shkodrën dhe të asgjesojë vullnetin e shkodranëve për të zgjedhur si qytetarë europianë në zgjedhje të lira e të ndershme”, ka deklaruar Voltana.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri