MENU
klinika

Përplasjet për KZAZ

Paralajmëron PD Shkodër: Lironi të arrestuarit, ose…

19.06.2019 - 12:41

Partia Demokratike në Shkodër ka dalë me një paralajmërim të fortë për policinë.

Pas përplasjeve të djeshme në KZAZ-në e ngritur në shkollën “Shejnaze Juka”, që çoi në arrestimin dhe shpalljen në kërkim të dhjetëra personave.

Kreu i PD Shkodër, Xhevdet Amuli ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po i çon shqiptarët drejt një përplasjeje civile.

Shërbëtorët e krimit dhe të Edi Ramës i lidhur me krimin dhe korrupsionin arrestuan qytetarë të cilët thjeshte shprehën revoltën e tyre civile ndaj zgjedhjeve njëpartiake të 30 qershorit që pretendon qeveria.

Qytetarët po përjetojnë një prej situatave më të rënda, shkaku dhe e keqja ka vetëm një emër, ai është kryeministri Rama.

Është ky njeriu që pasi i ka grabitur qytetarët po i shpie drejt një përplasje civile.

Ajo që po ndodh në Shkodër dhe qytetet e tjera është vetëm fillimi i reagimit qytetar ndaj instalimit të diktaturës së re.

Zgjedhje më 30 qershor nuk mund të ketë dhe kryeministri nuk duhet të provokohet sepse qytetarët s’do ta lejojnë”, deklaroi kreu i PD Shkodër.