MENU
klinika

“Lulet e majit”, asaj…

Pjerin Ashiku-autori?

19.06.2019 - 15:35

   Ajo ishte një vajzë që, për kompozitorin, kishte një vend shumë të rëndësishëm, aq sa ai i kushtoi një këngë… “Lulet e Majit” – serenata që muzikanti Pjerin Ashiku, e kompozoi gjatë periudhës së komunizmit, ndërkohë që ishte punëtor në torno, këndohet sot në çdo tryezë gëzimi, mes familjarësh a shoqërisë.

 

 

Ndër vite, kjo këngë me nota dashurie dhe trishtimi, është kënduar në Shkodër, Korçë e deri në Gjakovë. Shumë e popullarizuar, ajo ka ngjallur jo pak dilema për origjinën e saj. Por, kantautori Gjokë Vata, këmbëngul se autori i vetëm është Pjerin Ashiku.

 

 

 

 

Kënga popullore është në krizë dhe po humbet identitetin e saj shqiptar, – thotë Vata, – teksa bën apel, për t’i vlerësuar ata që kanë bërë art të vërtetë.

Më këto fjalë, kantautoti Vata i është drejtuar përmes medies, të gjithë artdashësve, duke saktësuar autorin e këngës së vjetër dhe vlerësimin për muzikën autoktone.

 

 

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vallet e kënduara shkodrane

“Hajde lule moj shebojë”