Duket se Kejvina Kthjellës nuk i ndahet shpirti nga spektakli i drejtuar nga Ermal Mamaqi.
Ishte Mamaqi i cili publikoi në Instagram-in e tij një video ku duket Kejvina e ulur në një karrige- lisharëse e cila bie, për të njoftuar kështu se Kejvina do të kthehet tek “Xing” këtë të shtunë. Kejvina Kthjella u largua në mars dhe, siç zbuloi Ermali asokohe, do ta shikojmë në një projekt televiziv në një prej televizioneve më të rëndësishme italiane.
Gjatë kësaj kohe ajo ka postuar foto në Milano, ku janë selitë e Mediaset, grupit mediatik që drejton Canale 5-n apo Italia 1-n. Megjithatë, këto kohë Kejvina “po flirton” sërish me televizionin “Klan”. Pak ditë më parë u zbulua se ajo do të jetë pjesë e konkurrentëve të “Dance With Me”.
Ermal Mamaqi i bëri konfuzë të gjithë duke publikuar një video të Kejvina Kthjellës në Instagram dhe duke njoftuar rikthimin e saj në “Xing” këtë të shtunë.
“Këtë të shtunë kthehet Kejvina në Xing”, shkruajti Ermali në përshkrimin e fotos.
Epo, kaq u desh që të ngjalleshin dyshime nëse velina e cila dha dorëheqjen nga spektakli i Mamaqit në mars, do të kthehej përsëri në pozicionin e vjetër të punës duke i zënë kështu vendin vajzës që e zëvendësoi, Belinda Dragoti.
Por, Belinda vendosi të mos i linte aludimet të përhapeshin më tepër duke postuar në Instagram disa foto me Kejvinën.
Ato shfaqen të dyja bashkë në plazh, për të treguar se jo vetëm nuk i ka zënë vendin, por janë të dyja pjesë e të njëjtit ekip: Xing.
“Vajzat e Xing-ut duke qenë vetvetja”, shkruajti Belinda.
Kejvina po ashtu i shprehu dashurinë përmes një komenti plot zemra. Ose Kejvina do të jetë si e ftuar, ose do të jenë që të dyja velina të “Xing me Ermalin”.
E rëndësishme është se askush nuk ia zuri vendin askujt.