MENU
klinika

Nisin hetimet

Polici gjendet i vdekur brenda furgonit të patrullës

01.06.2019 - 11:19

Gjendet i pajetë një efektiv i policisë kufitare në Kapshticë.

Mësohet se polici është gjetur i pajetë brenda në furgonin e patrullimit.

Ka qenë kolegët e tij ata të cilët kanë konstatuar ngjarjen e rëndë në momentin e ndërrimit të turneve.

Sipas të dhënave të para, efektivi i policisi është identifikuar si Ajet Beqo 62 vjeç.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se efektivi ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.