MENU
klinika

Gjendja e kampionit të botës

Presidenti i FIA flet për Schumacher: Ai vijon të…

25.06.2019 - 18:42

 Presidenti i FIA-s, Jean Todt është një nga njerëzit më të afërt të Michael Schumacher.

Sot pasdite ai ka folur për gjendjen e 7 herë kampionit të botës në Formula 1

Francezi është një nga njerëzit e paktë që viziton rregullisht ish-pilotin gjerman të F1, i aksidentuar në dhjetor të vitit 2013 dhe ende në fazë rehabilitimi.

konica sportkonica sport mobile

“Për gjendjen e tij shëndetësore nuk mund të flas. Kjo është një çështje private e tij dhe familjes. Mund t’ju them vetëm se Michael jeton i rrethuar nga familja e tij dhe vazhdon ende të luftojë fort për t’ia dalë mbanë”, tha Jean Todt, që bashkë me Schumacher fituan 5 tituj kampionë për pilotë dhe makina me Ferrarin.