MENU
klinika

Kriza politike

Presidenti i Kongresit: Nuk monitorojmë zgjedhje me 1 kandidat

26.06.2019 - 20:18

Këshilli i Europës konfirmon vendimin e saj për të mos dërguar vëzhgues për votimet e 30 qershorit në Shqipëri.

Presidenti i Kongresit të pushtetit vendor në Këshillin e Evropës, Anders Knape, thotë në një deklaratë se misioni nuk vëzhgon zgjedhje pa pjesëmarrje kuptimplotë të forcave të opozitës, pra zgjedhje me një kandidat.

Sa për datën e zgjedhjeve, nëse duhet të ishin apo jo më 30 qershor, Kongresi e cilëson këtë një vendim autonom të Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Duke patur parasysh zhvillimet e fundit dhe pasigurisë në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ka vendosur të mos dërgojë mision vëzhgimi për zgjedhjet e 30 qershorit.

Duke marrë në konsideratë faktin se në 31 nga 61 bashki vetëm një kandidat është në garë, është e vështirë të presësh një garë domethënëse politike dhe kjo përbën rrezik logjistik për Kongresin për të shpërndarë një mision të plotë në të gjithë vendin, që është një procedurë standarde gjatë misioneve të Kongresit për zgjedhjet, në përputhje me rregullat tona.

Misionet e Kongresit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjërë të forcave të ndryshme politike në vend dhe kështu Kongresi nuk ka vëzhguar kurrë zgjedhje pa një pjesëmarrje domethënëse të opozitës. Në lidhje me këtë çështje është vlerësimi ynë për një shpërndarje të sigurt të vëzhguesve të Kongresit tonë.

Vendimi i Kongresit u mor duke pasur në konsideratë të gjithë informacionin që morëm si në lidhje me situatën politike ashtu dhe logjistike. Kongresi nuk bën ndonjë deklaratë këtu në lidhje me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe kjo nuk ka të bëjë fare me pyetjen se nëse apo kur do të mbahen zgjedhjet. Ky është vendim autonom i Shqipërisë.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!