MENU
klinika

Takimi i fundit elektoral

Pritet me protesta në Vlorë/ Rama ‘thumbon’ opozitën!

28.06.2019 - 20:35

Mbështetësit e opozitës po zhvillojnë këtë pasdite një protestë në Vlorë, aty ku pritet të nisë takimi përmbyllës i fushatës elektorale të Partisë Socialiste, që shënon dhe fundin e fushatës për këto zgjedhje vendore.

Protestuesit e kanë pritur kryeministrin me thirrjet “Rama ik”, ndërsa janë nisur drejt vendit ku do të mbahet takimi i fundit elektoral i PS.

Si gjithmonë, në vendin ku po zhvillohet protesta, ndodhet edhe policia, e cila ka vënë edhe gardh metalik.

Pak më parë, lidhur me protestën e opozitës reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili me ironi shkruante në “Twitter” se mungon vetëm Saliu, Luli, Iliri dhe Kryemadhi.