MENU
klinika

"Panair fqinjësie"

Në Prizren, kostumet popullore shqiptare dhe jo vetëm

24.06.2019 - 15:25

      Prizreni i kësaj të shtune që lamë pas, u bë arena e manifestimit të veshjeve tradicionale kombëtare të disa vendeve. Panairi, nisi atje, me një manifestim kulturo-artistik për të gjithë qytetarët.

 

 

 

Artan Abrashi, kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren, në ceremoninë e hapjes tha se, shpreson që panairi do të vazhdojë, duke u pasuruar më shumë në vitet e ardhshme. Ndërkaq, Zejxhan Celina, e cila organizoi pjesëmarrjen e grave në këtë panair, u shpreh: Gratë, tashmë nuk hezitojnë të dalin me prodhimet e tyre, çfarë nuk hasej më parë.

 

 

Pranë veshjeve tradicionale shqiptare, po qëndrojnë edhe ato të komunitetit boshnjak. Është Sadri Bajra, ai i cili, nëpër fshatra të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës, i mbledh këto veshje dhe i ekspozon më pas, për koleksionuesit dhe të apasionuarit pas kostumeve të vjetra traducionale.

 

 

 

“Këtu gjeni kostume popullore shqiptare, si edhe boshnjake, apo rome etj.”, – ka treguar ai.

Për Panairin e Veshjeve Tradicionale, kishte edhe shumë vizitorë nga Shqipëria dhe shtetet fqinje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkodra në retrospektivë

158 vite në celuloid