MENU
klinika

Pasuria bashkëshortore

Procedura e re për regjistrimin e pronës

12.06.2019 - 16:32

Pasuria e fituar nga individi gjatë martesës, në periudhën nga hyrja në fuqi e Kodit të familjes (2003) e në vazhdim, konsiderohet se është në bashkëpronësi të të dy bashkëshortëve, nëse nuk ka një kontratë për regjim tjetër martesor.

Konstatimi i bashkëpronësisë së bashkëshortëve (bashkësisë ligjore), bëhet duke u mbështetur në dy elemente: lloji i aktit (dokumentit) të fitimit të pronësisë dhe certifikata e përbërjes familjare, në kohën që përkon me datën e aktit të fitimit të pronësisë (ose certifikata e martesës).

Për korrigjinin e kartelave të pronës ndiqen dy mënura, ose me kërkesën e të interesuarit për të kryer korrigjimin e kartelës së pasurisë ose gjatë regjistrimit të kontratës së kalimit të pronësisë mbi pasurinë.

Këto janë pikat kryesore të rudhërit të firmosur nga kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadrastrës Artan Lame, i cili ka hyrë sot në fuqi dhe parashikon të rregulloje procedurën e korrigjimit të kartelave të pasurive të paluajtshme që janë prona bashkëshortore.

Urdhërin nr. 1150, datë 3.6.2019, ka për qëllim korrigjimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme në rastet kur, pasuria e paluajtshme, ose pjesa takuese e saj, është regjistruar vetëm në emër të njërit bashkëshort, ndërkohë që përfitues të së drejtës së pronësisë janë të dy bashkëshortët, sipas dispozitave të Kodit të Familjes për bashkësinë ligjore, apo të legjislacionit të kohës për bashkëpronësinë mes bashkëshortëve.

Për të korrigjuar kartelat e regjistrit të pasurive të paluajtshme, drejtoritë vendore të ASHK-së konstatojnë nëse pasuria që figuron e regjistruar në kartelë është, ose jo, pasuri bashkëshortore.

Konstatimi i bashkëpronësisë bëhet duke u mbështetur në dispozitat e këtij urdhri dhe në varësi të kohës kur është fituar pasuria (dhe të ligjit të kohës. Kreu i Agjencisë shtetëtore të Kadastrës Artan Lame thotë se ky urdhër nuk zbatohet për:

a) të korrigjuar dhe plotësuar kartelat e mëparshme, në rastet kur me pasurinë është kryer transaksion (përveç trashëgimisë); Kur pasuria e paluajtshme e regjistruar në favor të vetëm njërit bashkëshort, në vijim u është kaluar në pronësi të tretëve (me përjashtim të kalimit me trashëgimi) dhe ky veprim është regjistruar më parë, drejtoria nuk mund të kryejë korrigjimin e kartelës se pasurisë objekt kërkese, pa pëlqimin e të tretëve që preken nga ky korrigjim.

Subjekti i interesuar mund të kërkojë rregullimin e pasojave vetëm nëse arrihet marrëveshja me të tretët që preken nga ky korrigjim, ose në rrugë gjyqësore; është

kaluar në pronësi të tretëve (me përjashtim të kalimit me trashëgimi) dhe ky veprim është regjistruar më parë, drejtoria nuk mund të kryejë korrigjimin e kartelës se pasurisë objekt kërkese, pa pëlqimin e të tretëve që preken nga ky korrigjim. Subjekti i interesuar mund të kërkojë rregullimin e pasojave vetëm nëse arrihet marrëveshja me të tretët që preken nga ky korrigjim, ose në rrugë gjyqësore;

b) pasuritë e familjes bujqësore. Sipas urhdërit korrigjimi sipas këtij urdhri nuk përbën kalim të të drejtës së pronësisë, por vetëm pasqyrim të një të drejte të fituar më parë mbi pasurinë e regjistruar. Rrjedhimisht, ky pasqyrim nuk i nënshtrohet tatimit për kalimin e pronësisë. Korrigjimi i regjistrit sipas këtij urdhri, është shërbim që tarifohet në përputhje me kuadrin ligjor përkatës. Artan Lame ngarkon për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen drejtoritë vendore të ASHK-së ndërsa një kopje e këtij urdhri afishohet në ambientet e drejtorive dhe zyrave vendore të ASHK-së dhe publikohet në faqen zyrtare në internet.

PROCEDURA PËR KORRIGJIMIN E KARTELËS SË PASURISË ME KËRKESË

1. Personi që është bashkëpronar i një pasurie të paluajtshme sipas dispozitave ligjore të kohës për pasurinë bashkëshortore dhe që nuk i është pasqyruar e drejta në regjistrin e pasurive të paluajtshme, mund t’i paraqesë kërkesë drejtorisë vendore të ASHK për korrigjimin e kartelës së pasurisë. Kërkesa duhet të shoqërohet me certifikatën e përbërjes familjare, sipas rasteve të përcaktuara në krerët II, III ose IV të këtij urdhri.

2. Drejtoria vendore e ASHK, pas administrimit të kërkesës, verifikon kushtet e përcaktuara në krerët II, III ose IV të këtij urdhri. Nëse evidentohet bashkëpronësia, drejtoria ka detyrimin të pasqyrojë në kartelën përkatëse të pasurisë së paluajtshme, bashkëshortin e prezumuar bashkëpronar, me 1/2 pjesë të pandarë, nëpërmjet korrigjimit të seksionit përkatës (C) të kartelës së pasurisë së paluajtshme.

3. Në rastet kur është regjistruar dëshmia e trashëgimisë ligjore/testamentare të njërit bashkëshort/trashëgimlënës dhe prona nuk ka pësuar transaksione të tjera, nëse nuk ka gjetur pasqyrim në kartelë pjesa e prezumuar përfituese e bashkëshortit tjetër, atëherë me kërkesë të këtij të fundit, bëhet korrigjimi i pjesëve takuese duke përfshirë edhe 1/2 pjesë të prezumuar në bashkëpronësi të bashkëshortit dhe duke njoftuar të gjitha palët e interesuara.