MENU
klinika

Promovohet "Gënjeshtarët e vegjël"

Kongoli: Shkrimtarët ndërgjegja e kombit

14.06.2019 - 17:52

      Kosova sapo e vlerësoi, si shkrimtari i vitit – “Gënjeshtarë të vegjël”, romani psikologjik i Kongolit, e rikthen atë pranë lexuesit, një vit pasi kapërceu një sëmundjeje të rëndë.

Subjekti i romanit me të cilin u vlerësua në panairin e librit, mbajtur së fundmi në Prishtinë, si “Shkrimtari i vitit 2019”, ka në qendër aventurën e protagonistit, Alpinit, krahas realitetit shqiptar. Autori Fatos Kongoli ndalet tek vlerësimi në tokën ku, letërsia e tij u mirëprit për herë të parë, në vitin 1985. Ishte romani i tij i parë, “Ne të tre”.

 

 

 

 

 

“Jam kthyer nga Panairi i Prishtinës, ku isha i ftuar nderi, me përshtypjet më të shkëlqyera. Më së pari vërejta atë që e dija shumë mirë, edhe që ma pohuan të gjithë dashamirësit e mi në Kosovë, se atje më vlerësojnë shumë. Jo sot, por librat e mi kanë nisur që të vlerësohen masivisht në Kosovë, që kur unë kam botuar romanin “Ne të tre” në vitin 1985, që këtu u mirëprit më këmbë të para. Kësaj here sapo kisha botuar romanin “Gënjeshtarë të vegjël” që falë tij, u vlerësova me çmim edhe për këtë jam shumë i kënaqur. Tashti unë jam në një moshë, që sidoqoftë, jo se nuk më bën përshtypje kjo pritje e mirë që iu bë këtij libri, por jam i prirur që ta marrë qetësisht”, – shprehet Kongoli.

Shkrimtari e ka shkelur këtë tokë shqiptare, vetëm pas rënies së komunizmit, por njohjet Kosovën janë të kahershme, veprat e tij kanë qenë “vizitore” më parë atje…

“Kur u botua romani “Ne të tre”, nuk kisha qenë ndonjëherë në Kosovë. Nuk kisha asnjë kontakt, sepse nuk shkoja dot. Ndërsa, pas përmbysjes së diktaturës, kam shkuar disa herë. As vetë nuk e mendoja, që do ta botoja këtë libër, që do ta rrimerrja veten deri në atë masë sa të bëhesha i aftë për të shkruar, por ja që kështu ndodhi”, – tregon shkrimtari gjatë panairit treditor të librit, mbajtur në Kalanë e Tiranës.

Kongoli është shkrimtari që gjithmonë e ka hedhur shikimin nga ana e dhimbjes njerëzore, ndaj temat politike kanë qenë larg idesë së tij krijuese.

 

 

 

 

“Unë bëj letërsi, nuk bëj politikë, janë dy gjëra përjashtuese të njëra-tjetrës. Por, sigurisht, që në librat e mi jap mesazhet e mia, edhe lexuesi nxjerr atë që dëshiron. Është një prirje e vjetër e imja, drejt kësaj letërsie. Kam qenë i prirur gjithmonë, drejt asaj që quhet letërsi e dhimbjes njerëzore”, – thekson Fatos Kongoli.

Sikur shprehet ai, letërsia ndikon më ngadalë te njerëzit, pork a një ndikim më afatgjatë, çfarë politika nuk e mundëson.

 

 

 

 

Nuk besoj në efektin e menjëhershëm të letërsisë tek njerëzit, por jam i bindur që në një afat më të gjatë, në një kohë në perspektivë luan një rol të jashtëzakonshëm. Roli që luan letërsia në ndërgjegjen e njerëzve, nuk mund ta luajë asgjë tjetër, aq më pak politika, sepse ndërgjegjen e një kombi nuk e përfaqësojnë politikanët, le të klonohen sa të duan, por shkojnë edhe vijnë, ndërsa letërsia edhe arti mbetet aty. Ndërgjegjen e kombit në kohë, në perspektivë e formojnë edhe e bëjnë shkrimtarët e artistët, jo politikanët. Ata kanë rolin e tyre, por mendoj se, si partitë edhe politika, janë një e keqe e domosdoshme”.

Kongoli, ndërkohë, me “Gënjeshtarët e vegjël”, u vlerësua me çmim edhe në panairin e Fierit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vlerësimi i botuesve të Kosovës

Fatos Kongoli, shkrimtari i vitit

Mbi 100 autorë - 1 500 tituj

Prishtina çel ‘panairin 21’ të librit


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit