MENU
klinika

Balla në Konferencë Urgjente

PS kërkon zyrtarisht shkarkimin e presidentit Ilir Meta

17.06.2019 - 09:50

Ashtu sikurse edhe u paralajmërua, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dalë në një konferencë urgjente për shtyp.

Gjatë fjalës së saj në këtë konferencë, Balla ka bërë me dije se PS ka depozituar kërkesën për shkarkimin e presidentit Meta.

Depozituam kërkesën për shkarkimin e presidentit Meta. Janë gjithësej 55 deputetë që kanë hedhur firmën për shkarkimin e Metës.

Anulimi izgjedhjeve ishte në kundërshtim me ligjin. Presidenti i hoqi të drejtën sovranit.

Dekreti i Presidentit ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

Kanë nisur të gjitha procedurat për zgjedhjet.

Presidenti veproi përtej kompetencave të tij.

Mandati i qeverisjes vendore është 4-vjeçar.

Me anulimin e zgjedhjeve, presidenti i mori tagrin Kuvendit.

Presidenti po sillet si autoritet mbi sovranin, ai ka të drejtë të caktojë datën, jo ta anulojë atë.

Me këtë veprim , u cënua parimi i periodicitetit të zgjedhjeve“, deklaroi Balla.