MENU
klinika

"Kam zgjedhur njeriun që dua"

“Pse e zgjodhe të zi?” Linda Halimi i kthehet ndjekësit racist

17.06.2019 - 12:28

Linda Halimi së fundmi erdhi me lajmet më të fundit për martesën e saj me reperin afroamerikan.

Ajo ka qenë në vëmendjen e të gjithëve ditët e fundit kur fansat e pyetën dhe e ofenduan për zgjedhjen e saj në lidhje me partnerin e saj.

Marrëdhënia e saj me reperin afroamerikan, është komentuar shpesh, por këtë herë këngëtarja Linda Halimi i vuri vulën të gjitha kritikave.

Njëri nga ndjekësit i ka bërë një pyetje mjaft raciste në Instagram se, përse e ka zgjedhur partnerin me ngjyrë dhe këngëtarja nuk ia ka lënë përgjigjen mangët.

Linda ka treguar se sa e dashuruar është dhe se nuk e pengon aspak fakti që partneri i saj është “ndryshe”.

Ajo shprehet se ka zgjedhur njeriun që do, i cili ka një etnicitet ndryshe nga i saji.

“E unë secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë sidomos ty që më së shumti ke nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë”, përfundon fjalën këngëtarja.

Prej kohësh Linda ka kurorëzuar lidhjen me reperin Dawon Edwards, i njohur si Big D me të cilin e ka edhe një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Kaimana.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN