MENU
klinika

"Revolucioni Che Guevara"

Pse i braktiste femrat, heroi joshës me gjak rebel?

14.06.2019 - 14:50

Ernesto (Che) Guevara, i njohur edhe si “Komandante Che”, – 14 qershor 1928, në Rosario, Argjentinë – 9 tetor 1967, La Hinguera, Bolivia – ishte revolucionar, shkrimtar dhe guerilas marksist argjentinas dhe hero i komunistëve të Amerikës Latine, si dhe një figurë e njohur e shekullit të 20-të. Nofkën “Che” e mori nga bashkëluftëtarët komunistë kubanë në Meksikë, sepse përdorte shpesh, si çdo argjentinas, fjalën “Che”, diçka e ngjashme si thirrja “Hej” në shqip.

 

Si fëmijë, Ernesto duhet të ketë parë frytet e stërgjyshërve të tij të mësymjes e floririt në Kaliforni, bëmat e gjyshit të tij që rriste bagëti dukeshin sikur vinin nga romanet surealiste. I ati ishte inxhinier civil, i cili ndërmori shumë projekte dhe dëshmoi në shumë prej tyre. Akti i tij më i shquar ishte se kishte goditur me shuplakë Jorge Luis Borges, kur ishin në shkollë, pasi ky i fundit e kishte raportuar te mësuesi, duke thënë: “Zotëri, ky djali nuk më lë të mesoj”. Për këtë, ai u përjashtua nga Kolegji Kombëtar.

 

 

 

Ernesto Guevara Lynch, i cili ishte pjesërisht aventurier dhe pjesërisht student i arkitekturës, i cili e kishte lënë shkollën për t’i hyrë biznesit, ishte mjaft me fat, siç ka pranuar vetë, kur u martua me Celia de la Serna-n.

Nëna e Che-së, Celia de la Serna, ishte një katolike e devotshme e konvertuar në liberale, mbarti forcën e bindjeve të saj mbi rrënjët e hershme të besimit. Një prej mbesave të saj, kujton më vonë: Ajo ishte gruaja e parë (sipas sime mëje) që preu flokët e shkurtra si djalë, që pinte duhan dhe që kryqëzonte këmbët në publik. Ajo udhëhoqi lëvizjen feministe në Buenos Aires”. Prindrit e Ernestos ishin të kulturuar, pak bohemianë dhe trashëgimtarë të një oligarkie që ata e konsideronin të pashpirt dhe të turpshme, ndaj i induktuan fëmijët me dashurinë për librat e aventurat.

Dy vitet e para të Ernestos kaluan në Karagutei, në plantacionin e të atit. Ata kanë jetuar një jetë bredharake, duke shkuar sa në një vend në tjetrin, çka bëri që plantacioni të vidhej e plaçkitej. Kur Ernesto ishte rreth dy vjeç, babai i tij u zhvendos sërish ne San Isidro, thuajse në kufi me Paraguain. Këtu, ai u bë partner në një ndërmarrje anijesh, me financa jo fort të mira, por ai ia doli mbanë ta ngrinte biznesin në këmbë. Kur ishte i vogël, Ernesto ishte sëmurë disa herë me pneumoni shumë rëndë. Tezet e tij, Beatriz dhe Ercilia, udhëtuan nga Buenos Aires për të ndihmuar të motrën në kujdesin për të. Ata lëvizën vazhdimisht, që të gjenin një klimë të përshtatshme për djalin, i cili u rrit për t’u bërë një revolucionar i madh. Një anë tjetër, jo shumë e njohur e Che-së është historia me femrat, veçanerisht me bashkëshorten e tij, Aleida March.

 

 

 

 

Guevara dhe Aleida u njohën ne vargmalin Eskambrei, nga mesi i vitit 1958. Ai ishte një nga komandantët që drejtonte një kolonë luftarake, ndërsa ajo “një mësuese bionde dhe e rrumbullakët”, e cila ishte arratisur në mal, pasi kishte marrë pjesë në disa greva dhe bojkote, prandaj policia e diktatorit Batista e kishte shpallur si “armiqësore”. Ishte një dashuri me shikim të parë dhe mes takimit të parë dhe puthjes së parë qëlloi edhe marshimi për në Santa Klara, lufta vendimtare dhe hyrja në Havanë: zona kryesore e revolucionit. Vetëm pas aktit të fundit, që ishte kapitullimi i Kabanës, fortesa më e madhe e batistianëve në kryeqytet, Che dhe Aleida, filluan të jetonin si dy të dashuruar. Revolucioni, nuk ishte problemi i vetëm që kishte Che-ja.

Problemi i tij më i madh, ishte vështirësia që kishte për të mbyllur historinë e dashurisë që kishte paralelisht me Hilda Gadean, peruvianen që e kishte njohur në Guatemalë, me të cilën ishte martuar në Meksikë dhe kishin një vajzë, të quajtur Hildita. Hilda arriti në Havanën fitimtare, javën e fundit të janarit, në 1959-ën. Në kujtimet e saj, Aleida shkruan: “Alberto Kastelanos (një shërbyes i Guevarës) iku që ta priste në aeroport. Prinderit e Che-së, po e prisnin.

 

 

 

Kur erdhën, nuk ma prezantoi askush. Atëherë, shkova vete dhe kur e pashë, mendova se të gjitha preokupimet e mia për të, ishin të pabaza. Menjëherë e binda veten, se personi që kisha përballë nuk mund të ishte rivalja ime: duhet të prisja që të vendoste Che”.

Hilda ishte shtatvogël dhe aspak joshëse, ndërsa ajo, Aleida, ishte një femër shumë sensuale evropiane. Në këtë plan të paktën, nuk mund të bëhej krahasim. Ndoshta, për këtë arsye ose për ndonjë tjetër, Aleida përshkruhej në mënyre shumë antipatike nga biografët e Guevara-ës. Jorge Kastaneda, tregonte: “Ernesto u dashurua me atë. Intensiteti i dashurisë zgjati për vite me radhë, por mes tyre kishte një distancë shumë të madhe, që i largonte në një farë mënyre.

 

 

 

 

 

Arsyet janë të shumta, kryesorja është revolucioni dhe te të tjerat, hyn tendenca e Aleida-s për të qenë një femër që të shkatërronte nervat”. Vite më vonë, Pepe Aguilar, një mik fëmijërie i Che-së, me të cilin kishte ruajtur nje lidhje të fortë deri në vdekje, shkruante: “Ishte shumë e vështirë të merreshe me të dhe për më tepër, ishte tmerrësisht xheloze për të gjitha femrat që kishin qenë përpara në jetën e Che-së”.

Ndoshta për shkak të bukurisë së saj të veçantë, Guevara e donte shumë. Femrat e Guevara-ës, mund të numërohen me gishtat e dorës. Aristokratja “Chichita”, në adoleshencë Hilda, Aleida dhe ndoshta Tania Bunke. Lidhja e tij me femrat ka qenë e njohur: i joshte, i bënte për vete dhe i braktiste, sepse kishte një detyrë më të madhe për të përmbushur. Ndërkohë që Che Guevara mbahet mend më së shumti, për aksionin e tij në Kubë, në fakt, ai ka lindur në Argjentinë. Fakti interesant është se, ai ka lindur në një familje të pasur dhe kurrë s’është bërë qytetar kubanez. Kur ai erdhi në jetë, gjëja e parë që babai i tij tha, ishte, “Ajo që vihet re menjëherë është se, në dejet e tim biri rrjedh gjak rebelësh irlandezë”. Në vitin 1964, Che udhëtoi drejt SHBA-së, për të mbajtur një fjalim në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Ndërkohë që dënonte SHBA-në për politikat veçuese racore, ai tha: “Ata që vrasin fëmijët e tyre dhe i diskriminojnë ato çdo ditë, për shkak të ngjyrës së lëkurës; ata që i lënë të lirë vrasësit e zezakëve duke i mbrojtur dhe më tej, ndëshkojnë popullatën me ngjyrë sepse kërkojnë të drejtën legjitime për të jetuar si njerëz të lirë – si mund ta konsiderojnë vete ata, rojtarë të lirisë?”
Portreti i tij është kthyer në imazhet me komerciale të botës, duke u shfaqur në një sërë objektesh, si bluza, postera apo tatuazhe. Në mënyrë ironike, imazhi i tij ka kontribuar në kulturën e konsumit, që ai vetë e përbuzte thellësisht.

 

 

 

 

Disa fakte për Che Guevara-ën:

 

Che dhe “bluza javore”

Che Guevara, kur ishte i ri kishte nofkën “Chancho” (derr), për shkak të zakonit për të mos u larë, si dhe prej faktit se gjithmonë vishte një “bluzë javore”, që do të thotë, se e ndërronte bluzën një herë në javë. Gjatë gjithë jetës së tij (edhe më pas, sa duket) është diskutuar fakti, se mbante erë të keqe, sigurisht jo përballë tij.

Ernesto “peshkopi”

Ndryshe nga imazhi që kemi për Guevara-ën, kur ishte i ri, ai ishte lloji i personit që e quajmë “peshkop”. Ai luante shah dhe madje, ka marrë pjesë në disa konkurse lokale. Përveç kohës që kalonte me shokët e shahut, ai lexonte poezi, që i donte me pasion të madh. Lëndët e tij të preferuara në shkollë, ishin matematika dhe inxhinieria.

Kuban apo jo?

Ndërkohë që Che Guevara mbahet mend më së shumti, për aksionin e tij në Kubë, ai në fakt, ka lindur në Argjentinë. Fakti interesant eshte se ka lindur në një familje të pasur dhe kurrë s’është bërë qytetar kuban. Kur erdhi në jetë, gjëja e parë qe tha i ati, ishteL “Ajo që vihet re menjëherë është se në dejet e tim biri rrjedh gjaku i rebelëve irlandeze”.

Rebel me titullin ”doctor”

Duket se ka shumë diskutime mbi këtë fakt, në burime të ndryshme informacioni, por në qershor të vitit 1953, Che Guevara përfundoi studimet në mjekësi dhe u diplomua si “doktor Ernesto Guevara”. Teksa studionte në mjekësi, ai ishte veçanërisht i interesuar në sëmundjen e lebrozës. Che-ja mund të konsiderohet një rebel me titullin ‘doktor’.

Udhëtimi në SHBA

Në vitin 1964, Che udhëtoi drejt SHBA-së, për të mbajtur një fjalim në Kombet e Bashkuara ne Nju Jork. Ndërkohe që ai dënonte SHBA-në, për politikat veçuese racore, tha: “Ata që vrasin fëmijët e tyre dhe i diskriminojnë ato çdo ditë, për shkak të ngjyrës së lëkurës; ata që i lënë të lirë vrasësit e zezakëve duke i mbrojtur dhe më tej, ndëshkojnë popullatën me ngjyrë sepse kërkojnë të drejtën legjitime për të jetuar si njerëz të lirë – si mund ta konsiderojnë vete ata, rojtarë të lirisë?”
Pesë fëmijët e Che-së

Ne jemi mësuar ta shohim Guevara-ën si revolucionar, pa e imagjinuar si njeri familjar, por në fakt, ai ka pasur një femije me gruan e parë, Hilda Gadea. Ai ka pasur një vajzë, që lindi në Meksiko Siti, më 15 shkurt 1956, si dhe katër fëmijë me gruan e dytë, revolucionaren Aleida March.

Pa duar

Pas ekzekutimit të tij, një doktor ushtarak i preu duart Che-së. Ushtarakët bolivianë e transferuan trupin e tij në një vend që s’bëhet i ditur dhe nuk bënë të ditur nëse trupi i tij u varros apo u dogj. Duart u ruajtën, për t’u dërguar në Buenos Aires, per identifikimin e shenjave të gishtërinjve, pasi ishin regjistruar në dosjet e policisë argjentinase.

Ikonë për ironi

Portreti i tij është kthyer në imazhet më komerciale të botës, duke u shfaqur në një sërë objektesh, si bluza, postera apo tatuazhe. Në mënyrë ironike, imazhi i tij ka kontribuar në kulturën e konsumit, kulturë që ai e përbuzte thellësisht. Fotografia e tij origjinale, që është shumëfishuar gjithandej, është shkrepur nga fotografi Alberto Korda.

Shën Ernesto

Guevara mbetet një hero kombëtar, i dashur për shumë njerëz në Kubë, ku nxënësit e shkollës çdo mëngjes thonë, “Ne do të bëhemi si Che-ja”. Ndërkohë, Guevara është shenjtëruar nga disa fermerë në Bolivi, si “Shën Ernesto”, të cilit ata i luten për ndihmë. Nuk është e nevojshme të thuhet, se kisha katolike nuk e konsideron Guevara-ën si shenjtor dhe e kundërshton këtë lloj adhurimi ndaj tij./Konica.al

 

Përgatiti: Hera Lera

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


GJËRAT DO T’I PËRMEND

Eliseo Diego në shqip nga Zef Zorba


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit