MENU
klinika

Nis merkato e sheikëve

PSG ‘hap thesin’/ Ofertë marramendëse për Ronaldon!

01.06.2019 - 18:01

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Juventusi nuk duket më diçka e pamundur.

Sipas “Diario Gol”, PSG po mendon ‘ta mbulojë me ar’ portugezin dhe ta bëjë futbollistin më të paguar në planet.

“Diario”, shkruan se sheikët janë gati ti japin 50 mln euro në sezon, të cilat i janë bërë me dije Mendesit, agjentit të portugezit.

Kjo sepse duket qartë se klubi parizien do të shesë njërin mes Neymar dhe Mbappe, për të marrë më pas Cristiano Ronaldon, me 140 mln euro nga Juventusi.

Bardhezinjtë nuk duken të interesuar, por nga Spanja flasin për Ronaldon pjesërisht të interesuar.

Për momentin janë vetëm zëra dhe nuk dihet nëse do të konkretizohet, pasi CR7 dëshiron ta provojë dhe një vit me “Zonjën”.