MENU
klinika

Detajet

Qëlluan eskortën e Ramës/ Procedohen penalisht 3 korçarë!

16.06.2019 - 10:08

Kryeministri Edi Rama u prit të shtunën (15 qershor) me protesta gjatë qendrimit të tij në Korçë.

Mbështetësit e PD dhe LSI dolën në dy anët kryesore të rrugës Korçë-Bilisht me pankarta antiqeveritare në duar.

Tre persona janë proceduar penalisht pasi në momentin që kaloi eskorta e Ramës, ata kundërshtuan punonjësit e policisë dhe hodhën sende të forta.

kolana e librave

Të proceduarit janë M. H., 34-vjeç, S. S., 34-vjeç dhe E. L., 37-vjeç, të tre banues në Korçë.

Ata akuzohen për ‘Kundërshtim të punonjësit të policisë’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës’.

Gjatë protestës ka pasur edhe incidente dhe përplasje mes ish-deputetëve Ervin Salianji, Klevis Balliu, Endrit Braimllari dhe zyrtarëve të policisë, mes të cilëve edhe Gjovalin Loka, drejtori i departamentit të sigurisë publike në policinë e shtetit.

Incidentet vazhduan edhe gjatë të kthimit të kryeministrit nga Bilishti në Korçë.

Ja shpërndarja e rasteve të reja në qarkun e Korçës!

Infektohen me Covid-19 edhe dy mjekë në Kolonjë

Transportonin emigrantë të paligjshëm

900 euro për në BE! Tre lezhjanë kapen në Pogradec

U largua nga shtëpia dhe s’u kthye më

Bilisht, 53-vjeçari i dehur mbytet në rezervuar

Në Kolonjë nëna infekton djalin

Pogradeci shënon një vatër të re me COVID-19