MENU
klinika

Arsyet

Qendra e votimit mbyllet para orarit zyrtar/ Kreu i KZAZ: Kisha 5 orë që…

30.06.2019 - 19:17

Ende pa pëfunduar zyrtarisht procesi i votimit, qendra e votimit 2160 në Kavajë ka mbyllur dyert.

Sipas komisionerit, numri i votuesve ka qenë shumë i ulët dhe se nga 405 banorë, votuan vetëm 57, duke shtuar se kishin pritur 5orë dhe se nuk kishte ardhur askush tjetër për të votuar.

Kam 5 orë që po rri aty nuk ka votues, morëm vendim e mbyllëm 15 minuta para morëm vendim si komision aty. 57 votues kanë votuar, nga 405 janë të gjithë në itali, 100 shpi ka fshati. Nuk ka asnjë person me votu, ca të rrimë kotë aty”, tha ai në një prononcim për mediat.

Kutitë e votimit janë çuar më pas në KZAZ-në numër 42 në Kavajë, ku do të kryhet procesi i numërimit.