MENU
klinika

Koalicioni

Qeveria italiane vazhdon si më parë

08.06.2019 - 20:29

Matteo Salvini, Luigi Di Maio takohen për të ardhmen e koalicionit

“Përparësi ekonomisë, uljes së taksave, rritjes ekonomike”

Dy zëvendëskryeministrat e Aleancës Qeverisëse në Itali, Mateo Salvini dhe Luixhi Di Maio, kanë konfirmuar se do të bëjnë të pamundurën për të mos cënuar koalicionin e tyre. Në takimin e parë përballë njëri-tjetrit pas më shumë se dy muajsh, aleatët thanë se objektivi i tyre do të jetë përmbushja e zotimeve ekonomike.

Pas disa muajve polemikash dhe kundërakuzash të nisura me fushatën elektorale për zgjedhjet europiane, dy krerët e koalicionit qeverisës në Itali janë zotuar të mos rrezikojnë stabilitetin e vendit.

Në përfundim të takimit kokë-më-kokë, zëvendëskryeministrat Mateo Salvini dhe Luixhi di Maio dhanë fjalën të enjten se do të bëjnë ç’është e mundur që qeveria të vazhdojë si më parë.

Dy aleatët thanë se tanimë përparësi do i jepet ekonomisë.