MENU
klinika

Fushata elektorale në Mallakastër

Rama: Ata që kanë votuar PS-në kanë fituar, këtë vit më e lehtë

14.06.2019 - 18:40

Nga Mallakastra ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie kryeministri Edi Rama ironizoi sërish presidentin Ilir Meta dhe liderët e opozitës.

Rama tha se ata që kanë votuar PS katër vite më parë kanë fituar, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur në vend pa bërë asnjë hap para.

“Më ka dalë këtu një tresh përmbys, merre dhe ti në dorë se është edhe një P se domethënë se populli ty të do.

Por ti nëse e do popullin lutju zotit siç e ke zakon përditë, thuaj edhe Saliut ta thërrasë Lulin brenda (dmth brenda në zyrë). Kur kemi shkuar katër vite më parë në Fier dhe në bashkitë e tjera dhe kemi thënë na jepni votën, kush na dëgjoi dhe votoi fitoi.

Këtu nuk ka dëgjoi shumica fituan. Kur shkon hyn në Fier sheh dallimin, ndërsa këtu është e njëjta gjë si para katër vitesh. Nëse ne do bëjmë kontratë me ju do bëjmë në katër vitet e ardhshme ndryshim.

Na e kanë bërë më të lehtë se nuk kemi kundërshtarë. Mos kini asnjë dyshim se kur mbjell frikën nga frika tretet. Kush është me të drejtën nga e drejta shpërblehet”, tha Rama