MENU
klinika

Çfarë bisedohet?

Rama “fluturon” drejt Brukselit, të hënën takon kreun e KE

08.06.2019 - 10:28

Kryeministri Edi Rama do zhvillojë të hënën një vizitë zyrtare në Bruksel.

Rama do takohet me kreu e KE, Jean-Claude Juncker, ndërsa vendi është përfshirë nga kriza politike.

Opozita do mbajë pasditen e sotme (8 qershor) protestën e 8-të kombëtare.

Protesta do zhvillohet në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestave deri në largimin e kësaj qeverie.