MENU
klinika

Deklarata

Rama hedh në gjyq Bild-in: Shpifët ndaj qeverisë time!

25.06.2019 - 16:40

Ashtu siç paralajmëroi dhe më herët kryeministri Edi Rama ka vendosur të hedhë në gjyq gazetën gjermane “Bild”, pas publikimit të dhjetërave përgjimeve ku sipas medias së huaj, qeveria ka arritur të blejë votat në zgjedhjet e kaluara.

Në këto përgjime, përveç kryeministrit dolën emrat e shumë ministrave dhe kryetarëve të bashkive të majta, ku bazuar në përgjimet e “BILD”, janë bërë pazare me votën e lirë të shqiptarëve.

Këto përgjime janë kthyer në strumbullarin e sherrit mes mazhorancës dhe opozitës, ku PD së bashku me LSI kanë protestuar kundër qeverisë me pretendimin e manipulimit të votave.

Nga ana tjetër kabineti qeveritar Rama, e ka mohuar kategorikisht këto përgjime madje i ka konsideruar shpifje të gazetës gjermane.

Sot shefi i qeverisë ka publikuar nje postim ne rrjetin e tij social ku tregon se ka nisur procesin gjyqësor kundër gazetarit gjerman, Peter Tiede, pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “BILD”.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruan Rama në Twitter.