MENU
klinika

Zgjedhjet lokale

“Rama ik”/ Protesta para shkollave në Tiranë!

30.06.2019 - 08:43

Ndërkohë që në Tiranë ka nisur votimi dhe qytetarë i janë drejtuar kutive, të tjerë kanë zgjedhur të protestojnë.

Kështu ka ndodhur pranë Shkollës Kushtrimi i Lirisë apo edhe pranë Liceut Artistik në kryeqytet, ku qytetarë kanë shpërthyer në thirrje “Rama ik”.

Ata thonë se në këtë mënyrë kanë zgjedhur të protestojnë kundër kësaj që po ndodh duke i cilësuar votimet e kësaj të diele, farse dhe jo të vërteta.

“Kam dalë me vullnetin tim, dua të më shkojë e saktë vota, jo të jetë njëpartiake”, thotë një qytetare.

“Jam shumë e indinjuar që sot bëhet votim njëpartiak. Jemi kthyer në monizëm”,– thotë një tjetër qytetare.