MENU

Takimi elektoral në Patos

Rama: Meta po i fryn konfliktit civil, fshin firmën e tij!

14.06.2019 - 18:25

Kryeministri Edi Rama ishte në Patos ku zhvilloi takimin e radhës elektoral tha se Meta, Berisha, Basha dhe Kryemadhi po përpiqen të prishin imazhin e vendit për shkak se i tremben reformës në drejtësi.

Rama tha se zgjedhjet janë një e drejtë e popullit dhe nuk mund të kthehen në një të drejtë të polikanëve për shkak të frikës së opozitës.

“Ilir Meta i fryn konfliktit civil, përplasjes së popullit, ’97-ës sa në mes të fushatës ndërhyri duke bërë një marrëzi duke fshirë firmën e tij me firmën e tij.

Nëse ai është i shqetësuar e ka thjeshtë, t’i thotë Monikës të qetësohet, t’i thotë dhe Saliut të qetësojë Lulin. Zgjedhjet janë një e drejtë e popullit për të gjykuar dhe nuk mund të kthehen në një të drejtë të politikanëve.

Përpjekja e tyre dhe atyre qorrave që i rrethojnë është që të mbjellin frikë dhe të stepin popullin. Ata bërtasin sepse duan të trembin frikën e tyre.

Ne nuk e kemi zgjedhur këtë fushatë pa ata përballë por jemi të detyruar ta zbatojmë si na e kanë imponuar për të vendosur njëherë e mirë se kushtetuta nuk është një libër që e lexon. 30 vjet që një plak sot që i ka lidhur kokrrat si tespijet e plakut Mere.

Asnjë ditë më shumë me presionin e plakut s’mund t’i bëjë socialistët të largohen“, tha Rama nga Patosi.

"Integrimi nuk arrihet me lobime, por..."

Meta mesazh të prerë politikës: Jepini fund krizës

"Mbrojtës i spikatur i fuqizimit të parlamentarizmit"

Meta vlerëson ish-Presidentin e Bundestagut gjerman

"Ndjekim me vëmendje vendimin e 17-18 tetorit"

Meta takon kryeministrin Giuseppe Conte